Kërkesat për ulje dënimi apo lirim nga burgu janë kthyer në modë tashmë, qoftë edhe nga personazhe të njohur të cilët dekada më parë kanë qënë “të fortët” e zonave të tyre.

Të hënën i dënuari me burg përjetë Zani Caushi kërkoi zyrtarisht daljen në liri me kusht me argumentimin se kishte bërë 20 vite burg e se duhet të rriste dy fëmijet e mitur.

Ndërkohë të njëjtën rrugë ka ndjekur këtë të martë, edhe Gazmend Brakaj ( Gaxhai), kundërshtari i Zani Caushit në Vlorë.

Madje Gaxhai që vuan dënimin në Peqin, nuk ka vetëm një dënim të përjetshëm por dy, dënimë që i ka bashkuar në vitin 2018.

Ndryshimi mes të dyve është se Zani Caushi ka kërkuar të dalë në liri me kusht ndërsa Gaxhai ka kërkuar ulje dënimi,  masë që synon ta përdore për të kërkuar dalje ne liri me kusht.Megjithate gjykata ende nuk eshte shprehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *