Subscribe

Spektakli i talenteve, Tu Si Que Vales është gati të përcjellë magjinë e atyre që besuan në talentin e tyre. Ata e kanë kaluar tashmë fazën e parë, në shkollën, qendrën kulturore apo edhe teatrin e qytetit të tyre, ku ekipi i Tu Si Que Vales ka udhëtuar për t’i zbuluar. Pas një rrugëtimi të gjatë jo vetëm në qytetet kryesore të Shqipërisë, por edhe përtej kufijve zyrtarë të shqiptarëve, ekipi ka mbledhur në Tiranë më të mirët, ata që prej së enjtes do të ofrojnë përmes ekranit të Vizion Plus më të mirën e tyre. Këto janë vetëm pak nga përgatitjet që në skenën e madhe të teatrit të talenteve do të sjellin konkurrentët e këtij edicioni të dytë,që premton surpriza të mëdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *