E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 23 minuta më parë
Bota

Të enjten bisedime Rusi-Perëndim, palët do të diskutojnë për krizën në Ukrainë

Në një kohë ku situata është e tensionuar pas rritjes se numrit të trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën, Rusia do të zhvillojë bisedime urgjente me vendet perendimore. Sipas mediave ruse, takimi do të zhvillohet këtë të enjte ku pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të Rusisë, Ukrainës, Gjermaniës dhe të Francës.

 

Mikpritës i bisedimeve do të jetë nënkryetari i administratës presidenciale ruse. Qeveria gjermane do të dërgojë këshilltarin për politikën e jashtme të kancelarit gjerman Olaf Scholz, ndërsa Parisi do të përfaqësohet nga këshilltari i presidentit francez, Emmanuel Macron. Ende nuk behet e ditur se kush do të përfaqësojë Ukrainën.

 

Reklamë

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz kërkon të rivendosë marrëdhëniet me Moskën, teksa po planifikon një takim “kokë më kokë” me presidentin rus Vladimir Putin në fund të këtij muaji.

 

Nga ana tjetër, më 9 dhe 10 janar zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë bisedime në Gjenevë mbi përqëndrimin e trupave në kufirin me Ukrainën.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë