Shëndeti i duarve dhe i këmbëve është një tregues i mirë për gjendjen në të cilën gjendet organizmi ynë.

 

Prania e disa pikave kyce te duart dhe këmbët tregojnë dhe lidhjet e veçanta që ato kanë me pjesët e trupit.

 

Duke i stimuluar këto pika ne u bëjmë masazh organeve të brendshme dhe e përmirësojmë qarkullimin e energjisë vitale nëpër to, dhe në këtë mënyrë jemi më të shëndetshëm dhe më vital.

 

Nëse do të kujtojmë kohët e mëparshme do të vëmë re se njerëzit në shumicën e kohës ecnin këmbëzbathur.

 

Këmbëzbathur ata ecnin nëpër bar, shkëmbinj dhe plazhe, dhe në këtë mënyrë akupresura zhvillohej në mënyrë natyrale. Akupresura është sistemi i aplikimit të presionit në pjesë të caktuara të trupit për qëllime shërimi nga sëmundja dhe ruajtja e ekuilibrit optimal të të gjitha sistemeve të trupit.

 

Nëpër trupin tonë qarkullon bio-elektriciteti, i cili i jep energji të gjitha organeve tona për të funksionuar në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *