Edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

 

Për këtë arsye, e diela e 22 shtatorit do të jetë ditë pa makina. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim nxitjen e qytetarëve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në kryeqytet.

 

Bashkia e Tiranës nxit qytetarët që t’i lënë mjetet e tyre në shtëpi dhe t’i bashkohen aktiviteteve të “Ditës pa Makina” si këmbësorë, së bashku me familjen e tyre.

 

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

 

Masat e marra parashikojnë:

 

  1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve si më poshtë:
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” datë 20.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.

 

  1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:
  • Në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

 

  1. Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:
  • Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.
  • Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” ura e Drejtorisë së Policisë.
  • Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe Stacioni Trenit.
  • Linja “Kinostudio- Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.
  • Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.
  • Linja “Megatek” dhe “Institut” do të devijohen te “Kafe Flora”
  • Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.
  • Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.
  • Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit” dhe Kishës Ortodokse.
  • Linja “Sharra” do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *