Zyrtarisht jemi ne pranvere dhe e diela e fundit e marsit shënon ndërrimin e orës. Ne 25 mars akrepat e do te lëvizin 60 minuta përpara. Kjo do te thotë se këtë te diel do te flemë një ore me pak. Ora 7 e mëngjesit  me ndryshimin e ri, do te jete 8.

 

Ndryshimi i orës është një proces i unifikuar ne gjithë Europen.

 

Por ndryshe nga vitet e tjera ku ndërrimi behet javën e fundit te marsit dhe te tetorit, për here te pare ky proces është kthyer ne një debat mbare europian, për te mos u lëvizur me akrepat e orës.

 

Ne shkurt te këtij viti, shumica e parlamentit Europian vendosi qe me pare te behet një studim shkencor mbi ndikimet qe sjell ndryshimi apo mosndryshimi i orës ne jetën dhe shëndetin e njerëzve.

 

Pas rezultateve te tij Parlamenti Europian do te vendose se si do te vijoje ky proces.

 

Ndërrimi i orës ka si qellim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e asaj diellore.  Kështu pas ekuinoksit pranveror ne 22 mars, dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin ne 22 qershor, me 15 ore dite dhe vetëm 9 ore nate.

 

Ndërrimi orës ka filluar te aplikohet qe ne vitet 70. Por ka shtete si Turqia, Islanda apo Argjentina qe nuk e ndërrojnë orën dhe zbatojnë orët e përhershme verore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *