E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të dhëna që japin shpresë/ Gjermania mban nën kontroll shpërthimin e koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani thotë se bllokimi prej një muaji ka bërë që shpëthimi i koronavirusit të mbahet nën kontroll.

Jens Spahn tha që nga 12 prilli numri i pacientëve të rikuperuar ka qenë vazhdimisht më i lartë se numri i infeksioneve të reja.

Reklamë

Shkalla e infeksionit ka rënë në 0.7 – domethënë, çdo person i infektuar e kalon virusin në më pak persona të tjerë.

Në Gjermani kanë humbur jetën 4.352persona nga Covid-19, shumë më pak se në Itali, Spanjë apo Francë.

Sidoqoftë, numri i viktimave është ende në rritje në Gjermani, siç është edhe numri i punonjësve të infektuar të kujdesit shëndetësor.

Deri më tani më shumë se 141,000 njerëz janë infektuar në shtetin gjerman.

Të mërkurën kancelarja Angela Merkel njoftoi se do të nisë dalë-ngadalë hapja dhe lehtësimi i kufizimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë