Subscribe

Adrian Haliaj është një nga qindra personat e prangosur nga policia rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Baba i një fëmije 3 vjeç dhe me profesion Inxhinier Elektrik, ndaj 37-vjeçarit, Gjykata vendosi t’ia konvertojë dënimin nga burg në rreth 60 orë punë për interes publik, panë shkollës 9-vjeçare Sabaudin Gabrani. Detyra e Adrianit është të kujdeset për fëmijët, të cilët kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe të këshillojë drejtuesit e mjeteve, që të jenë të kujdesshëm në timon. Por rastet janë nga me te ndryshmet. Një tjetër person i dënuar me punë në interes te publikut, është studenti 22-vjeçar nga Pogradeci, Sabian Hysenllari. Krahas mësimit, Sabiani duhet te paraqitet çdo dite ne orën 7.30 te mëngjesit ne hyrje te shkollës “Jeronim de Rada”. Pranë çdo te dënuari qëndrojnë edhe specialistet e shërbimit te provës. Për shefin e kësaj zyre ne Tiranë, Gjykatat duhet te rrisin numrin e vendimeve alternative, pasi ul rrezikun që këta të dënuar, të kthehen në përsëritës të së njëjtës vepër penale. Rreth 30 persona të akuzuar per vepra penale te lehta, janë dënuar nga Gjykata e Tiranës me pune të detyruar, ndërsa në të gjithë Shqipërinë, janë rreth 550 shtetas, të cilëve burgimi i është konvertuar në dënim alternativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *