Policia rrugore e qarkut Durrës, janë shtuar kontrollet për sigurinë në rrugë dhe po ashtu ka marrë masa kundër personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

 

Gjatë 3 ditëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur si dhe 4 të tjerë që drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.

 

Janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat:

 

-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

 

-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

 

-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

 

-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.

 

-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *