Policia Rrugore njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar në pranga 3 shofërë, janë janë ndëshkuar me gjobë 1052 të tjerë, si dhe janë pezulluar 35 leje drejtimi.

Për drejtim mjeti në gjendje të dehur janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale, me radar, dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara. 30 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi mbi normën e lejuar, që varionin nga 45 deri deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar. Janë vendosur 201 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj; 131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit; 132 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara. Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *