Kontrollet intensive, të kryera përmes dronëve, radarëve dhe kamerave, kanë çuar në pranga 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

 

Po ashtu, janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar në total me gjobë 2150 shoferë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *