Subscribe

Finalizimi i reformës në drejtësi e lufta kundër korrupsionit është themelor për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Brukselin. Deklarata është bëre nga raporteri për Shqipërinë, Knut Flekenstain gjatë prezantimit të dokumentit për ecurinë e Tiranës zyrtare. Në fjalën e tij ai theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur, ndërsa inkurajoi vijimin e punës për reformimin e gjyqësorit.

“Ka patur diskutime që janë finalizuar ne 17 pika te këtij dokumenti, mes te cilave reforma ne drejtësi, reforma administrative lufta kundër krimit te organizuar e korrupsionit. Por unë e vlerësoi ekuilibrin ne këtë dokument. Shqipëria duhet te vijoje punën e saj dhe nga ana tjetër, BE duhet te inkurajoje këtë progres. Ne dokument theksohet se reforma ne drejtësi është nder me te rëndësishmet”.

Ne raportin e prezantuar ne komitetin per punët e jashtme ne Parlamentin Europian, i cili  do të kalojë për miratim mëngjesin e të martës, Flekenshtajn i kërkon komisionit të prezantojë një raport parlamentit dhe këshillit duke i kërkuar, qe pasi te vlerësoi progresin per reformën ne drejtësi, te rekomandoje hapjen e negociatave te Shqipërisë ne BE. Ne raport theksohet gjithashtu se Brukseli mirëpret zotimet e palës shqiptare në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, ndërsa e vlerëson Tiranën zyrtare si një faktor kyç te paqes e stabilitetit ne Ballkan. Dokumenti thekson edhe rendësin qe ka pavarësia e autoritetit te medias audiovizuale dhe mos politizimi i këtij institucioni.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *