Ambientet e paraburgimit të policisë në Vlorë janë përfshirë nga flakët pasditen e se premtes. Flaket përfshinë katin e dytë të një prej godinave të paraburgimit, teksa një punonjës policie ka mbetur i asfiksuar dhe është dërguar në spital. Gjithçka ka ndodhur pasi disa të burgosur i kanë vënë flakën dyshekëve në ambientet e burgut të Vlorës, në shenjë proteste pse shokët e tyre të qelisë u futën në izolim, pas sherrit dhe konfliktit fizik në të cilin ishin përfshirë. Menjëherë është bërë njoftimi i forcave zjarrfikëse, forcave operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe i forcave të policisë së qarkut Vlorë dhe situata është normalizuar totalisht. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së burgjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *