Qytetarët e  Kosovës që u bllokuan që prej mesnatës në Serbi, në pikë kalimin kufitar me Kroacinë janë liruar, raportojnë mediat në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga kompania turistike “Barileva Turist”.

Lexo edhe :

Related Posts

“Po, për momentin janë liruar të gjithë autobusët që ishin në pritje. Arsyetimi nga policia serbe ka qenë se ishte kontroll rutinore”, ka thënë kompania për mediat e Kosovës.

Bllokimi i qytetareve ne kufi nga autoritetet  serb erdhi në shenjë hakmarrje pas vendimit në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Europian.

Qytetarët kosovarë për shumë orë mbetën pa ushqime dhe pa ilaçe, mes tyre dhe disa fëmijë të mitur. Më herët lidhur me rastin reagoi BE-ja. Bashkimi Evropian tha se është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi. Në këtë rast BE-ja konstatoi se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” ndalimin në territorin e Serbisë të shtetasve të Kosovës, të cilët, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

Dje 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë. Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *