E diel, 1 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Të bllokuar prej 4 ditësh, gjendet zgjidhja për kamionët e ngelur në Qafë Thanë, itinerari që do ndjekin

Pas 4 ditësh është zgjidhur situata e mjeteve të tonazhit të rëndë që ishin të bllokuara në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Burime zyrtare pranë kësaj dogane bëjnë me dije se ka nisur lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Maqedonisë së Veriut dhe më pas drejt pikës së kalimit kufitar të Bllatës, pasi të gjitha mjetet që ndodheshin në këtë pikë kufitare kishin si destinacion Tiranën.

Zgjidhja erdhi pas një marrëveshjeje mes palës shqiptare dhe asaj maqedonase, sipas së cilës të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë që hyjnë në vendin tonë nga Turqia dhe Maqrdonia ee Veriut do të kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Bllatës, në Dibër.

Ndërkohë, automjetet e tonazhit të rëndë që hyjnë në vend nga Kapshtica po përdorin aksin nacional Korçë–Ersekë–Leskovik–Përmet, për të vijuar më pas drejt destinacioneve të tyre, ndërsa mjetet e vogla vazhdojnë të qarkullojnë në aksin Maliq–Moglicë–Gramsh–Elbasan.

Policia Rrugore ka shtuar patrullat në të dyja këto akse, ku fluksi i lëvizjes së mjeteve paraqitet më i lartë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë