Subscribe

Kryeministri Ramush Haradinaj  ka takuar në Prishtinë dy këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Lyttenberg dhe Jan Hecker.

Sipas mediave vendase këshilltarët e kancelares gjermane kanë diskutuar  me kreun e qeverisë mënyrën se si të gjendet një rrugëdalje për çështjen e taksës 100 % për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Hecker dhe Lyttenberg kanë kërkuar të dinë nëse Kosova ka një plan për arritjen e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me Serbinë. Sipas burimeve ata kanë biseduar edhe për çështjen e vizave pasi Gjermania edhe zyrtarisht është në favor të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe çështja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë ku Gjermania kërkon që në marrëveshjen finale të mos përfshihet çështja e ndryshimeve të mundshme të vijës kufitare.

Pas vizitës në Kosovë dy të besuarit e kancelares Merkel  do të shkojnë në Serbi dhe do të takohen  me presidentin serb Aleksandar Vuçiç me qëllim që të përpiqen të ulin tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *