E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Të bësh art me hapësirën

Hapësira e katër artistëve, zhurma e lëvizja e njerëzimit, vjen këtë javë përmes pikturës, lojës së dritave dhe vizatimit në galerinë FAB.

 

Është koncepti artistik i katër artistëve, dy prej të cilëve amerikanë që rrëfejnë hapësirën dhe kaosin që ka kapluar botën këto kohë.

 

Reklamë

Në dhomën e tretë të kësaj galerie janë bërë bashkë dy shqiptarët mikpritës të artistëve njujorkezë. Alkan Nallbani vjen me tre cikle, ku nis me njohjen e vetvetes e përfundon me eksplorimin pas ikjeve masive që po përjeton bota.

 

Vetë Ardian Isufi ka zgjedhur që në këtë ekspozitë të risjellë punime të realizuar që nga vitet 80, por të rikonceptuara dy vitet e fundit.

 

Kjo ekspozitë është e dyta e këtij lloji në Tiranë. Kolonia e parë e artistëve amerikanë mbërriti një vit më parë në galerinë FAB, që këtë herë e pret publikun me këto vepra deri në 5 maj.

Më shumë video

Reklamë