E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Të bëri të jesh dikush…”, i përmendin Ledrin, Sara Hoxha ironizon ndjekësit

A janë ndarë Ledri Vula dhe Sara Hoxha? Prej muajsh kjo pyetje nuk po merr një përgjigje definitive edhe pse në bazë të situatave dhe (mos)reagimeve nga vetë çifti ndjekësit janë të bindur se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

Në një “Ask me a question” në “Instastory”, Sara është ironizuar nga një ndjekës i cili i thotë të mos harrojë se kush i hapi rrugën drejt famës dhe e solli këtu ku është. Ironinë, blogerja ia ka kthyer me ironi ndjekësit duke i falenderuar që e kujtoi për këtë gjë.

“Asnjëherë. Faleminderit që ma kujtove” – shprehet Sara duke treguar se është mirënjohëse ndaj Ledrit.

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë prindër të një vajze, Poem Blue./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë