E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin”, Presidenti Begaj nga Korça: Pashkë të bekuara

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka përcjellë sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë. Nga Korça, Presidenti u uroi shqiptarëve Pashkë të bekuar dhe bëri thirrje për për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit.

Bajram Begaj: Jam shumë i gëzuar që gjendem në Korçë, për të uruar nga Mitropolia e Korçës gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar Pashkën. Qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë besimtarët por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari të shoqërisë tonë. Të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë