Bashkimi i vendit te përçare ishte thelbi i fjalimit te pare te presidentit te ri te Austrisë, Alexander Van der Bellen, qe arriti nje fitore te ngushte përballë rivalit te tij te ekstremit te djathte Norbert Hofer. Ai premtoi se do te dëgjoje frikerat dhe zemërimin e qytetareve dhe do te punoje per te fituar besimin e tyre.

“Eshte folur shume per përçarjen e vendit, por kjo është shenje se ne jemi dy ane te se njejes monedhe dhe secila ka rendesine e saj. Është e dukshme se shume njerëz ne kete vend ndjejnë se nuk janë dëgjuar mjaftueshëm. Ne na duhet nje kulture tjetër komunikimi, politikane qe nuk fokusohen shume tek vetja apo publiciteti, por ne çështje reale, shqetësime dhe frikera reale, edhe tek zemërimi i disa njerëzve”. 

Van der Bellen, kandidat i pavarur i mbështetur nga te Gjelbrit fitoi me 31 mije vota ndaj kundërshtarit te tij te Partise se Lirise ne zgjedhjet e se dieles, rezultat qe solli eshte lehtësim tek politikanet europiane, qe kishin shprehur shqetësim. Nese Hofer do te fitonte, per here te pare nje vend i unionit do te drejtohej nga nje ekstremist i djathte. Ministri i Jashtem gjerman, Frank Walter Steinmeier tha se Europa tashme mund te marre fryme lirisht, ndersa kryeministri francez Manuel Valls u shpreh se austriaket refuzuan populizmin dhe ekstremizmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *