E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë”

Ilustrim · Vizion Plus

27 janari është vetëm fillimi i aksionit opozitar per rrëzimin e qeverise Rama. Nga Durrësi, lideri i opozitës Lulzim Basha u beri apel qytetareve te bashkohen per t’i dhëne fund pengmarrjes së Shqipërisë nga aleanca e Edi Ramës me krimin.

 

  “Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension. Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes.”

 

Basha lëshoi akuza te forta kundër kreut te Bashkisë se Durrësit Dako, i cili sipas Bashes është kapur duke u kërkuar kriminelëve blerjen e votave në këmbim te tenderave dhe per t’i dhëne fund ketij realiteti sipas Bashes, është e domosdoshme nje drejtësi te pavarur.

 

“Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë drejtësi sepse duam zgjedhje me drejtësi, jo blerje të pushtetit. Duam një drejtësi që ndëshkon krimin dhe korrupsionin, që ndëshkon Sajmir Tahirin dhe banditët e tij, që ndëshkon qeveritarët e korruptuar, që ka guximin të vendosë para drejtësisë dhe prapa hekurave këdo qeveritar dhe pushtetar pavarësisht prej pushtetit.”

 

Basha ka vene theksin tek rëndësia ne nje pjesëmarrje te madhe ne proteste per te treguar  se qytetaret nuk e pranojnë qeverinë Rama.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh