Subscribe

“Kam 21 vite qe vuaj nga diabeti, sepse kështu është, detyrimisht, po te jesh me diabet, pasojat e tjera do ti presësh. Mua më ka prekur zemrën. Kam bërë dy koronare dhe kam vendosur 5 stenda.

 

Kjo është Dallëndyshe Meça. Ajo është vetëm një nga 75 mijë personat që vuajnë në Shqipëri nga diabeti, të cilën ajo e quan një sëmundje të kushtueshme.

 

Dallendyshe Meça: Fijet i mbaj, i ruaj, se nuk kam mundësi me se ti blej. Diabeti është sëmundje e kushtueshme. Edhe shteti nuk ka çfarë ti bej, se përballoj dot sepse vetëm unë si paciente marrë 6 milion lekë të vjetra insulina në vit.

 

Sipas statistikave te Ministrisë se Shëndetësisë, çdo vit ne Shqipëri janë 4 deri ne 5 mije paciente te rinjtë qe identifikohen: specialistet bëjnë thirrje qe çdo qytetar që ka një faktor risku të bëjë bëj një kontroll.

 

Florian Toti: Çdo person qe ka një faktor risku është mire qe te bejë një matje glicemie për te përjashtuar diagnozën e diabetit, pasi diabeti ka rendësi te parandalohet por ka shume rendësi te diagnostikohet sa me shpejt dhe te mjekohet si duhet.

 

Në ditën botërore të diabetit, ministrja e shëndetësisë tha se edhe studentët do të përftojnë rimbursimin e fishave.

 

Ogerta Manastirliu:Me buxhetin e 2019 do të mundësojmë që edhe për studentët, pra të gjithë personat me diabet deri në 23 vjeç, fshat e diabetit të jenë falas, duke bërë një tjetër hap drejt lehtësimit të personave që vuajnë me diabet dhe familjet e tyre.

 

Diabeti shkakton 5 përqind të vdekjeve globale dhe mendohet se në dhjetë vitet e ardhshme, viktimat e kësaj sëmundjeje do të rriten me 50%. Në të gjithë botën sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 pritet që kjo shifër të shkojë rreth 500 milionë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *