FSHF i ka kërkuar zyrtarisht policisë së Tiranës ndalimin dhe arrestimit e personave përgjegjës që dëmtuan stolat në duelin e të premtes Kukësi-Tirana luajtur në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.

FSHF ka të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë stolat dhe i flakin ato në fushë duke dëmtuar sportdashësit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve gjatë kësaj përballje te javës së 23.

Bëhet e ditur se ka nisur procedura nga ana e forcave të rendit. ndërsa Federata e Futbollit bazuar te ligji, do të publikojë në stadium fotot dhe videot e personave që ushtrojnë dhunë në mjediset sportive.

Nga sjelljet e papërgjegjshme gjatë dhe pas kësaj sfide rezulton se janë dëmtuar 164 ulëse, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit.

Federata i konsideron këto akte si vandale të cilat përbëjnë shkelje ligji dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin.

FSHF paralajmëron gjithashtu se Komisionet e federatës do të veprojnë në bazë të rregulloreve të brendshme duke marrë masa kundër këtyre shkelësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *