Kronikë
Të akuzuar për vepra të ndryshme, pranga tre personave në Berat

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Reklamë
Në pranga ka rënë shtetasi Xh.S, 16 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas policisë janë është vënë në pranga shtetasi me iniciale D.Ll, 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga patrulla e policisë iu gjet një dorezë hekuri.
Gjithashtu është arrestuar 35 vjeçari me iniciale E.D, , pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe i ka marrë një sasi lekësh shtetasit E.Ç, 47 vjeç.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




