Tayna është fenomeni më i ri në muzikën shqiptare. “Aje” është bashkëpunimi i saj më i fundit me Ledrin, i publikuar para pak ditësh.

 

Ajo ka vetëbesim shumë të lartë dhe ndihet komode me pamjen. Edhe në tekstet e këngëve të saj Tayna i përbuz femrat që përdorin silikone apo bëjnë ndërhyrje estetike.

 

Te marten ajo hapi një ‘Ask Question’ në Instagram dhe njëri prej ndjekësve e pyeti se përse nuk bënte një ndërhyrje estetike në hundë që ti dukej më e vogël.

 

Sipas tij ky është një defekt që Tayna duhet të rregullojë patjetër.

 

“Jam mësuar njerëzit me i pa në ekran që kanë mbetur pa hundë duke e zvogëluar. E imja më pëlqen dhe kryesorja është se nuk i shti hundët në punët e huaja”, i është përgjigjur Tayna./R.E.L
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *