E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Showbiz

Tayna dy suksese në një ditë

Këngëtarja Tayna është emri më i ri në estradë, e cila dhe pse me një numër të vogël projektesh ka arritur shumë suksese.

 

Kënga më e fundit e publikuar prej saj është “Doruntina”, e cila po ecën suksesshëm në treg. Ndërkohë përmes rrjeteve sociale, rep-artistja e re ka treguar se shënoi dy suksese të njëpasnjëshme.

 

Reklamë

Së pari, ajo njoftoi se kënga “Doruntina” ka marrë 6 milionë klikime në kanalin YouTube si dhe bëri të ditur që tashmë ka arritur shifrën prej gjysmë milioni ndjekësish në Instagram.

 

Kujtojmë që Tayna po punon rreth përgatitjes së projektit të ri, të cilin nuk ka zbuluar se kur do ta publikojë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë