E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Taylor Swift çon në burg përndjekësin e saj

Taylor Swift mund të flerë më e qetë, të paktën sot për sot, pasi një tjetër përndjekës i saj është arrestuar. Frank Andrew Hoover, 39 vjeç, u arrestua pasi kishte ndjekur  Taylor dhe familjen e saj në përfundim të një koncerti gjatë Formula 1. Kur badigardet e vunë re dhe e pyetën se çfarë kërkonte,  ai u përgjigj se po mundohej të bënte nje foto dhe mundësisht të shoqëronte Taylor kudo që ajo shkonte.

Incidenti shkelte një tjetër urdhër kufizues, i cili  e ndalonte këtë person t’i afrohej këngëtares më shumë se  150 m. Hoover  prej muajsh i dërgonte e-maile në mënyrë të vazhdueshme babait të Taylor, Scott Swift.  Ai shkruante se: “ Zoti  më tha të gjej këngëtaren, pa të unë do të mbetem gjithnjë i  vetëm ndërsa ajo do të vazhdoj  të përjetoj dështime e thyerje zemre, në marrëdhëniet romantike.” Pas incidenit mesazhet e Hoover u bënë kërcënuese, gjë që solli si pasojë edhe arrestimin e tij.

2011 CMT Artists Of The Year

Vazhdo të lexosh

Reklamë