Vangjel Tavo, që nuk bëhet dot deputet sepse LSI nuk mori asnjë mandat në Gjirokastër, zbuloi arsyet që e çuan këtë forcë politike në këtë humbje.

 

Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” me gazetarin Thimi Samarxhiu, Tavo tha mazhoranca bleu vota, përmes njerëzve të inkrimuar.

 

Ai denoncoi edhe se emigrantët që kanë votuar për PS, janë lejuar të marrin pjesë në proces, por e kundërta ka ndodhur me emigrantët që kishin bindje të tjera politike.

“Kam deklaruar gjatë gjithë fushatës që në Gjirokastër nuk garonin partitë politike, por policia kriminale, që ishte dislokuar në Gjirokastër. Njerëz të lidhur me krimin, me hashashin, ushte e pabarabrtë gara. E kam denoncuar edhe në prokurori, emigrantët që kanë ardhur për PS, janë lejuar të lëvizin lirshëm dhe të votojnë. Emigrantët që erdhën në Gjirokastër për të më votuar mua, nuk janë lejuar as të dalin nga shtëpia, jo më të më votojnë. Nuk do të bëj asnjë ankimim sepse nuk kam ku të ankohem dhe kujt t’i drejtohem.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *