E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tavo fton Bledi Çuçin në debat të hapur publik: Zgjidh ditën dhe orën

Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka ftuar në një debat të hapur publik kandidatin socialist në këtë qark, Bledi Çuçi. Orën dhe datën e debatit ia ka lënë në dorë Çuçit që ta vendosë.

 

Reklamë

Debati do të përqëndrohet tek akuzat për inskenime dhe blerje votash, e deri tek prezantimi i programeve, si dhe mbi punën e Rilindjes në këto vite qeverisje.

“E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë. Dhe mbi të gjitha le të flasë përballë meje dhe t’u drejtohet publikisht familjeve të thjeshta të qarkut tonë për çfarë u ka bërë “Rilindja” këto vite. Të pres! Ku dhe kur të duash”, shkruan Tavo në llogarinë e tij në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë