Humbja e qetësisë i ka kushtuar rende Taulant Xhakes. Futbollisti i kombëtares shqiptare është pezulluar me 4 ndeshje nga komisioni i disiplinës pranë Federatës Zvicerane te Futbollit për gjestet e tij te pahijshme ne fundjave. Gjate takimit Grasshopers – Bazel gjyqtari kryesor ndëshkoi me karton te kuq sulmuesin Janko per nje ndërhyrje te rende ndaj Moritz Bauer. Por futbollisti shqiptar i cili nuk ishte dakord me këtë vendim e tradhtuan nervat, duke kapur prej flokësh dhe goditur lojtarin e Grashopers. Dënimi ishte i pashmangshëm per Xhaken siç deklaruar me pare edhe mediat zvicerane, pasi gjithçka u filmua nga kamerat televizive. Ndërkohe Xhaka dhe Bazel kane te drejte ankimi, por ky dënim nuk ka shanse te ulet, pasi një gjest i tille nuk është toleruar kurrë ne Zvicër. Taulant Xhaka shquhet si nje lojtar me temperament te nxehte. Vetëm 5 muaj me pare ai u pezullua ne 4 ndeshje pas goditjes se një lojtari te Jong Bojs, pas humbjes qe Bazel pësoi ne Berne me rezultatin 4-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *