Subscribe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me rikujtimin se sot nis fushat e vaksinimit në vend ndaj COVID-19. Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.

Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do i jepen Kosovës. Po ashtu edhe Greqi ka dhuruar doza të vaksinave. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin ‘’Air Albania’’.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, epidemiologu, Taulant Muka, u shpreh se ardhja e vaksinës do të duhet të jetë transparente.

“Çdo shtet ka një bord, dhe ti bën kontrata me kompanitë ngado që të vjen, kontrollon nga të vjen ky kontigjen dhe dokumentat duhet të jenë trasnparente. Mua më duket habi dhe çudi q ëtë diskutojmë nga vijnë këto. Ky është absurdi më i madh.

Duke bërë ne këtë diskutim fillojnë dhe qytetarët diskutojnë ‘Çfarë janë këto vaksina?’.

Si është e mundur që të vijë një medikament, të mos ketë kaluar në bordin që dokumentat duhet të jenë publike dhe të kontrollohen dhe më pas çdo njeri ka akses në informacion”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *