Ish- kryeministri Berisha vuri ne dukje sipas tij nje shkelje ne proceduren per lirimin nga detyra e shefit te shtabit te pergjithshem Bajram Begaj nga presidenti  Meta i cili e firmosi dekretin ne Turqi ku ndodhej per nje vizite zyrtare.

 

” Presidenti humbet fuqinë e dekreteve kur është jashtë territorit. Jashtë territorit nuk ka dekret. “

 

Por ky argument i liderit te se djathtes Berisha eshte hedhur poshte nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i cili sqaroi se presidenti Meta e ka firmosur dekretin ne konsullaten shqiptare.

 

 

Taulant Balla

Kryetar i grupit parlamentar, PS

“Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë”

 

Prej 2013 kur PD kaloi ne opozite kjo eshte hera e pare qe merr pjese ne seancen per zgjedhjen e presidentit pasi ne 2017 kur u zgjodh Ilir Meta partia demokratike e bojkotoi parlamentin se ishte ngujuar ne cadren para kryeministrise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *