Ministri i Brendshëm Taulant Balla, parashtroi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin për unifikimin dhe standardizimin e sistemit të adresave në Shqipëri.

Balla tha se ky projektligj do t’i japë zgjidhje përfundimtare një problematike të tejzgjatur lidhur me mungesën e unifikimit dhe të standardizimit të sistemit të adresave në Shqipëri.

Ministri u shpreh se pas miratimit të këtij projektligji në Shqipëri do të ketë 1 regjistër unik me adresa standarte dhe të unifikuara në Shqipëri. Balla tha ndër të tjera se do të ketë masa administrative për të gjithë ata që nuk do të deklarojnë adresat.

Taulant Balla: Projektligji që në paraqesim sot para Komisonit tuaj ka të bëjë me disa ndryshime të rëndësishme që synonjmë ti japë një zgjidhje përfundimtare një problematike të tejzgjatur lidhur me mungesën e unifikimit dhe të standardizimit të sistemit të adresave në Shqipëri. Ndryshime të cilat i kemi sjellë për miratim kanë të bëjnë me ngritjen e një regjistri unik të banesave në rang vendi, i cili do të ketë detyrim t’i referohen të gjitha institucionet në vend, qofshin ato publike apo private. Pas këtij miratimit të ligjit do të kemi 1 regjistër unik adresa në Shqipëri me standarde të unifikuara të formatit të adresave në rang vendi. Çdo banesë, ndërtesë, biznes, çdo njësi do të ketë një kod unik identifikues të papërsëritshëm. E dyta ka të bëjë me lehtësimin e mbërritjes në adresë, jo vetëm të shërbimit postar, por edhe identifikimit të adresave edhe sa i përket vizitorëve të huaj për të shkuar në një adresë të caktuar. Duke pajisur me kodin unik çdo banesë, hotel, biznes, destinacioni i synuar do të jetë lehtësisht i arritshëm./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *