Subscribe

Koalicioni midis Partisë Socialiste dhe LSI-se sipas numrit dy te grupit parlamentar te PS është funksional.

 

Pavarësisht përplasjeve publike te nje dite me pare mes dy aleateve per çështjen e kanabisit, Balla i ftuar ne emisionin Oktapod ne Vizion Plus, tha se PS është gati te mirëpresë çdo force qe kërkon vazhdimin e reformave e veçanërisht asaj ne drejtësi.

 

Balla reagoi edhe per sulmet e fundit nga opozita per Fatmir Xhafajn, i zgjedhur si pasuesi i Sajmir Tahirit ne Ministrinë e Brendshme.

 

Dy personat qe e akuzojnë Xhafajn per tortura ne kohen e komunizmit, Xhavit Seferi dhe Valbona Maloku, rezultojnë se kane pasur nje te kaluar problematike me drejtësinë.

 

Ne vitin 2009, Seferi u procedua penalisht per kërcënimin me jete te nje polici te qarkullimit rrugor. Nje vit me pas, ai u dënuar ne Maqedoni me 15 vite burg, pasi u akuzua per trafikim te qenieve njerëzore. Ne 2011-en është shpallur ne kërkim per plagosje me thike ndaj nje kushëriri te tij. Ndërsa Valbona Maloku, e cila po sipas Balles ka nje te kaluar te dyshimte, mendohet se është përfshire ne nje ekzekutim ne shenje hakmarrjeje, per vrasjen e bashkëshortit te saj ne vitin 1999.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *