Subscribe

Mazhoranca nuk ka as më të voglin dyshim se akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk janë gjë tjetër veçse shantazh. Për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, pjesë e këtij skenari nuk janë vetëm krerët e opozitës, por edhe gjykatës të korruptuar, nga frika e Vettingut.

 

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalën do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”.

 

Por Balla thekson se shumica qeverisëse nuk do të bjerë pre e këtij presioni të paskrupullt.

 

 

Një ditë më parë në reagimin përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama ironizoi kryetarin e PD-së, duke theksuar se qeveria po pret me durim provën shkencore të përgjimit nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *