E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Taulant Balla dhe Lulzim Basha refuzojnë pajtimin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Demoktarike, Lulzim Basha refuzojnë të pajtohen lidhur me akuzat që ky i fundit ka bërë për 3.4 mln euro të gjetura në makinat Toyota Yaris, në Portin e Durrësit.

 

Gjykata e Tiranës zhvilloi sot seancën lidhur me padinë që Balla bëri ndaj Bashës për shpifje.

 

Reklamë

Balla tha se i qëndron kërkesës së tij, duke kërkuar edhe dënimin e Lulzim Bashës.

 

Kryetari i opozitës, nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga Gazmend Bardhi, përfaqësues ligjor i PD, si dhe avokati Ivi Kaso, të cilët kërkuan vijimin e procesit dhe refuzuan pajtimin mes palëve.

 

Taulant Balla e paditi Bashën në gjykatë, pasi ky i fundit deklaroi nga foltorja e parlamentin se eurot e sekuestruara në Toyota Yaris ishin para droge dhe i përkisnin Taulant Ballës. Seanca e rradhës për përballjen e dy deputetëve do zhvillohet më 23 Tetor.

Më shumë video

Reklamë