Subscribe

Taulant Balla është i pesti përgjatë 10 viteve të qeverisjes së Edi Ramës që betohet si Ministër i Brendshëm.

 

Të paktën për dy vitetet e ardhshme, deri në parlamentaret e 2025-ës ai pritet të drejtojë një nga ministritë më të rëndësishme ku asnjë nga paraardhësit e Taulant Ballës nuk e çoi deri në fund mandatin e tij.

 

Detyra e Ministrit të Brendshëm i besohet pas largimit të Bledi Çuçit. Ai u shkarkua pas skandalit të dhunës së Rrajave.

 

Pas votëbesimit në parlament me 75 vota, deputeti më i votuar në rang vendi në parlamentaret e 2021-it u zotua se nuk do të zhgënjejë në detyrën e re që i besoi kryeministri Edi Rama.

 

Emërimi i tij u kundërshtua nga opozita. Ajo e akuzon atë për lidhje me krimin dhe se tanimë Ministria e Brendshme i është dorëzuar krimit të organizuar që do të çojë në kapitullimin e shtetit.

 

Prej vitit 2005 Taulant Balla është deputet i kuvendit. Deri para se Edi Rama t’i jepte një ofiq ministror, ai ishte kryetarit i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish numri dy i saj.

 

Pas 18 vitesh në politikë, Ministri i Brendshëm është detyra më e lartë që ai do të mbajë në nivel ekzekutivi.

 

Pak pas betimit, Taulant Balla shkoj në Ministrinë e Brendshme ne diten e tij te pare te pune ne krye te ketij dikasteri te rendesishem ku ai zevendeson Bledi Çuçin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *