140 të rinj, dhe jo vetëm, janë çertifikuar pranë Qendrës së Formimit Profesional në Elbasan, duke u bërë kështu profesionistë të aftë për tregun e punës.

 

Janë 140 persona tashmë të cilët ndihen të gatshëm profesionalisht për t’u përballur me sfidat dhe kërkesat e një tregu gjithnjë e në rritje.

 

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini deputetët e specialistë të arsimit profesional.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar te PS Balla theksoi rëndësinë e zhvillimit të arsimit profesional, si një prej motorrëve kryesorë të zhvillimit të një vendi.

 

“Ne duhet ta promovojmë sa më shumë këtë shkollë. Sot marrin diplomat e përgatitjes profesionale djem e vazja të cilët janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës në disa profesione.Arsimi profesional është një prej motorrëve të zhvillimit të vendeve, sikurse, nuk nguroj ta quaj, vendi më i zhvilluar sot në Europë është Gjermania.Ne kemi filluar të bëjmë një reformë rrënjësore në sistemin e arsimit profesional, nuk jemi ende atje ku duhet, por sigurisht nuk jemi atje ku ishim një vit më parë,”

 

Deputetja Evis Kushi u kërkoi të rinjve që t’i shfrytëzojnë çertifikimet e tyre profesionale dhe të aplikojnë për vende pune pasi vetëm kështu do të mund të gjejnë një punë.

 

Të rinjtë e diplomuar pranë drejtorisë rajonale të arsimit professional morën drejtime të ndryshme si kulinari, rrobaqepësi, gjuhë të huaja, mekanik, hidraulik elektriçist etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *