Subscribe

Pas ankesave të qytetarëve për rritje të çmimeve të produkteve farmaceutike si maska dhe dezinfektantë, tatimet kane nisur kontrollet ne në terren.

Nga 93 subjekte në kryeqytet qe kane kaluar ne siten e inspektoreve,  ne 25 prej tyre jane gjetur shkelje.

Por farmacitë e justifikojnë rritjen e çmimeve me faktin se janë depot farmaceutike ata që e kanë marrë këtë vendim.

Farmacistja thotë se çmimet mbeten të njëjta qe nga momenti qe u rriten per shkak te frikës nga koronavirusi.

Alarmi nga virusi i rrezikshëm veçanërisht pas rritjes se numrit te viktimave ne Itali beri qe mijëra qytetare te dyndeshin ne farmaci.

Produktet me te kërkuara ishin maskat dhe dezinfektant. Frika e njerëzve duket se u shfrytëzua per rritjen abuzive te çmimeve te këtyre produkteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *