E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tatimet: Denonconi evazionin

Administrata tatimore kërkon bashkëpunimin e qytetareve per te denoncuar çdo rast korruptiv nga punonjësit e saj, por edhe raste te evazionit qe ata evidentojnë. Ne nje njoftim ne faqen zyrtare, tatimet thonë se vetëm gjate muajit tetor janë 50 raste te denoncuara nga qytetare dhe sipërmarrës per evazion fiskal.

 

Denoncimet i kane kaluar departamentit te hetimit tatimor per verifikime te mëtejshme. Administrata tatimore e vlerëson si shume te rëndësishme përfshirjen e qytetareve ne luftën kundër evazionit. Ndaj i inkurajon ata te denoncojnë ne çdo forme, me telefon, email, apo dhe nëpërmjet rrjeteve sociale përgjatë gjithë javës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë