Historia mes Mishel Platini dhe UEFA-s shkon drejt fundit. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vetëm i uli pezullimin francezit nga 6 ne 4 vjet, ndërsa gjoba reduktohet nga 80 mije franga zvicerane ne 60 mije. Objektivi i Platini ishte i qarte te shpallej i pafajshëm per te rimarre kreun e UEFA-s pikërisht ne vigjilje te finaleve te evropianit ne shtëpinë e tij. Fillimisht, Platini u dënua me 8 vjet skualifikimi pas hetimeve për nje shume prej 2 milionë franga zvicerane qe ai kishte mare ne 2011-ën nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA, e cila u reduktua me pas ne 6 vjet. “TAS” ne deklaratën e saj u shpreh se kishte verifikuar ekzistencën e nje kontrate mes FIFA dhe Platini ne rolin e konsulentit ne vitin 1999 qe parashikonte një rroge 300 mije franga zvicerane. Nderkohe ne 1 shkurt te vitit 2011, 4 muaj nga zgjedhjet presidenciale për kreun e FIFA-s ku Blater ishte kandidat, vetëm Federata Ndërkombëtare e Futbollit i kishte paguar Platinise një shume prej 2 milionë franga zvicerane. Me justifikimin se kishte pasur nje marrëveshje verbale me Blater qe ne vitin 1999, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, deklaroi se nuk ishte e bindur me legjitimitetin e kësaj pagese, pasi nuk ekzistonin provat e mjaftueshme. Pas vendimit, avokatet e Platinise deklaruan se francezi ne ditët e ardhshme do te jape dorëheqjen nga posti i Presidentit te UEFA-s, te cilin e mban qe nga 2007.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *