Subscribe

Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë në fund të muajit qershor tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorin fundor. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë për periudhën korrik – dhjetor 2016-të, pasi vetë kompania e shpërndarjes në aplikimin që ka bërë pranë ERE-s nuk kërkon ndryshim të këtij çmimi. Por kreu i Entit Rregullator, Petrit Ahmeti, në një intervistë për Vizion Plus thotë se do të jetë bordi ai që do të shprehet për këtë. Jo më larg se disa ditë më parë, vetë kryeministri Rama lajmëroi një vullnet të qeverisë së tij për të ulur çmimin e energjisë elektrike, por ai nuk dha asnjë afat apo formë se kur do të ndodhë kjo. Kryetari i Bordit të ERE-s thotë se çdo gjë do të varet nga performanca e kompanisë së shpërndarjes, e cila deri tani ka rritje në treguesit ekonomikë të saj. Petrit Ahmeti thotë se çdo opsion është i hapur për t’u diskutuar në muajin dhjetor. Burimet thonë se ndryshimet e vetme që do të ndodhin në qershor janë ato mes tre operatorëve të sektorit energjitk: OSHEE, KESH dhe OST. Korporata elektroenergjitike ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë që i shet OSHEE-së, në një kohë që blerja e energjisë për HEC-et privatë, tashmë do t’i shkojë kompanisë së shpërndarjes. Kryeministri Rama kujtoi për herë të parë pas tre vitesh në qeverisje premtimin elektoral për uljen e TVSH-së në faturat e klientëve familjarë nga 20 në 6%, por për këtë përshkallëzim kërkohet një konsensus i FMN-së.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *