Subscribe

Nese nuk e keni rende dakord per te zgjedhur  administratorin e pallatit, shume shpejt do t`ua caktoje bashkia. 19 kompani private kane shprehur interes per te administruar  jo vetëm pallatet qe kane dështuar ne kete proces, por dhe komplekse te ndryshme apo objekte te ndërtuara para viteve 90. Tarifat e mirëmbajtjes do te caktohen nga privatet pas studimeve te kryera per zonën dhe aprovimit nga bashkia. Mospagesat nga banoret do te shoqërohen me penalitete deri ne gjykate.

 

Per te mos patur probleme me mbledhjen e tarifave,  bashkia e Tiranës do te kerkoje ndryshimin e ligjit per vendosjen e taksës se administrimit ne faturën e ujit.

 

65% e pallateve ne Tirane janë ne fazën e zgjidhjes se  administratorit. 600 persona janë licencuar deri tani per  kete pune, ndërsa 300 pallate kane dështuar ne zgjidhjen e administratorit. Bashkia sugjeron banoret ta zgjidhin vete administratorin pasi ne kete rast nuk ndërhyet per vleren e tarifave te mirëmbajtjes, ne te kundert hyjnë ne veprim kompanitë private dhe taksat e vendosura prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *