E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Tapë” në timon, shoferit i “zihen sytë”, përplas 3 makina të parkuara në Fier

Një 56-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka përplasue me mjetin e tij tre makina të parkuara.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se 56-vjeçari me iniciale A.V duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë