E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Tap” në alkool teksa festonin ditëlindjen/ 25 vjeçari plagos me armë shokun dhe veten në Fushë Krujë (EMRAT)

Të shtëna me armë janë regjistruar në Tapizë të Fushë Krujës, ku një i ri në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri shokun e tij dhe më pas  veten.

 

Reklamë

Të rinjtë mësohet se kanë qenë duke festuar një ditëlindje, por situata ka dalë jashtë kontrollit.

 

Reklamë

Policia bën me dije se në gjendje të dehur, Xhentil Sefa ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin shokun e tij  dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Po nga veprimet hetimore rezultoi se pronari i lokalit ku ndodhi Hygert Muja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.

 

Në pranga përveç autorit të plagosjes dhe pronarit të lokalit ka rënë edhe Flogert Kallari, miku i dy të plagosurve i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë