Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar se TAP është investim i kontraktuar nga qeveria e Partisë Demokratike. Sipas Bashes, kjo qeveri ka dështuar te sjelle investitorë ne vend dhe ka larguar nga Shqipëria shume biznesmenë me korrupsionin e saj e me taksat e larta. “Mbron dhunuesin e investitorit që braktisi projektin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, sjell plehrat e botës në Shqipëri, mbjell dhe fermenton drogë anekënd vendit, pastaj vjen vërdalle si buratin çdo jave në rrethinat e TAP e hidrocentralit të Devollit, duke penguar dhe punën e tyre me shfaqjet e shpifura qe nuk i honeps dot askush”, deklaron kryetari i PD Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *