E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

Ilustrim · Vizion Plus

Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje.

 

Lajme të mira nga [ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem] Umerov. Abrams kanë arritur në Ukrainë dhe janë të gatshëm të forcojnë brigadat tona. Jam mirënjohës ndaj aleatëve për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, se tanket e tilla do të arrinin në Ukrainë.

 

Shtetet e Bashkuara në janar u pajtuan që të dërgonin tanket Abrams në Ukrainë, teksa Kievi po përgatitej për kundërofensivën kundër forcave ruse të cilat nisin pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

 

Në total, Uashingtoni ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë 31 tanke të tilla luftuese.

 

Më herët gjatë shtatorit, SHBA-ja tha se do t’i ofrojë Ukrainës edhe municione kundërthënëse me uranium të varfëruar, që përdoren për tanket M1 Abrams.

 

Ukraina ka thënë se i duhen tanket për të forcuar brigadat e saj pas nisjes së kundërofensivës në korrik./rel

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh