Subscribe

Ish-deputeti demokrat, Arben Rustani komentoi në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” fjalimin e krydemokratit Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Nga gjithë fjalimi, fraza që tërhoqi vëmendjen e Ristani ishte momentin kur Basha njoftoi se “beteja fillon tani”. Sipas Ristanit, përmes kësaj fraze, Basha zeroi betejën e demokratëve të përkushtuar gjatë tetë viteve.

 

“Më bëri përshtypje shprehja “tani fillon beteja”; shprehje jo me vend sepse do të thotë që ti zeron betejën e demokratëve në tetë vite opozitë që e kemi bërë të gjithë bashkë. Ka qenë një opozitë e fortë gjatë këtyre viteve. E shoh që deklarata e tij është e pakuptuar edhe nga mediat…Di që raporti fillestar i ODIHR ka evidentuar shkelje sa i përket shkeljes së votës, përdorimit të administrates. Aktualisht nuk kontestojnë totalisht rezultatin. Kishim një ditë zgjedhore të mirë.”

 

Sa i përket akuzave për manipulimin e garës, Ristani tha se përgjegjës janë të dyja palët.

 

“Ata që janë në garë kanë detyrimin të bëjnë garë të pastër dhe të ruajnë njëri-tjetrin që mos të bëjnë manipulime në garë. Përgjegjësia është njësoj. Fajin nuk e ka vetëm ai që vjedh lopën, por edhe ai që fle gjumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *