Pesëmbëdhjetë policë u vranë të martën në një sulm në provincën Kunduz të Afganistanit.

Anëtari i Këshillit Provincial, Ghulam Rabbani Rabbani, tha se militantët talibanë e sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.

Një zëdhënës i talibanëve konfirmoi po ashtu se ky grup qëndron pas sulmit.

Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz.

Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë.

Në fillim të shtatorit, i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, arriti një marrëveshje paraprake me talibanët për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, por presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e shpalli procesin e paqes “të vdekur”.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14,000 trupa në Afganistan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *