Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet...

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të Iranit, alarm...

I dënuar me 14 vite burg për kokainë, ekstradohet...

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh...

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me...

Talibanët shpërndajnë me dhunë protestën kundër ndalimit të shkollimit të grave

22 Dhjetor 23:08

Forcat e sigurisë të talibanët përdorën forcë dhe arrestuan disa persona, teksa shpërndan protestën e grave afgane, të organizuar kundër ndalesës që ato të studiojnë në universitete. Talibanët njoftuan për ndalesën që gratë të ndjekin shkollimin në universitete më 20 dhjetor, përmes një letre që Ministria e Arsimit iu dërgoi institucioneve të arsimit të lartë. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara. Një grup prej afër 50 grash të veshura me hixhabë dhe disa duke mbajtur maska, u mblodhën në kryeqytetin afgan, Kabul, më 22 dhjetor për të protestuar paqësisht kundër vendimit. Ato brohoritën slogane kundër ndalesës, por u sulmuan dhe protesta u shpërnda nga forcat e sigurisë së talibanëve, thanë për Radion Evropa e Lirë pjesëmarrëset dhe dëshmitarët.

 

 

Pjesëmarrëset në protestë kishin planifikuar që të mblidheshin jashtë ndërtesës së Universitetit të Kabulit, që është institucioni më i madh dhe më prestigjioz i edukimit në Afganistan. Por, ato ndryshuan vendin e protestës, pasi një numër i madh i forcave të sigurisë u dislokuan para këtij universiteti. Basira, që ishte pjesëmarrëse në protestë, i tha REL-it se forcat e sigurisë rrahën disa nga pjesëmarrëset dhe i arrestuan, ndërsa të tjerat arritën të largoheshin. Raportohet se edhe një numër i gazetarëve që po mbulonin protestën, janë arrestuar. “Fatkeqësisht, talibanët sërish e shndërruan protestën tonë në dhunë”, tha ajo.

 

 

Ajo shtoi se nuk e di numrin e saktë të grave të arrestuara, por tha se e di që një grua e quajtur Zahra Mandaj është arrestuar së bashku me katër gra të tjera. Autoritetet talibane nuk kanë komentuar për këtë incident, por Ministria e Arsimit të Lartë, në qeverinë talibane, ka mbrojtur vendimin për ndalimin e shkollimit të grave në arsimin e lartë. Nida Mohammad Nadim tha gjatë një interviste për televizionin afgan se ndalesa ishte e domosdoshme për të parandaluar përzierjen e studentëve me studentet në universitete, sepse ai beson se disa prej lëndëve që jepeshin në këto universitete shkelin parimet e islamit. Ai po ashtu tha se studentet kanë injoruar instruksionet islamike, përfshirë edhe mënyrën e veshjes, dhe po ashtu nuk kanë respektuar rregullin që të shoqërohen nga një familjar mashkull sa herë që udhëtojnë. “Ato po visheshin sikur të shkonin në dasma. Këto vajza nuk kanë ndjekur rregullin e hixhabit”, tha ai.

 

 

Autoritetet po ashtu kanë bërë të ditur se vendimi për ndalimin e shkollimit të grave në universitete do të jetë në fuqi deri në një njoftim të ri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se talibanët po tentojnë të dënojnë gratë afgane “me një të ardhme të errët dhe pa mundësi” duke ua pamundësuar atyre që të ndjekin shkollimin në universitete. Më 22 dhjetor, Turqia dhe Arabia Saudite u bënë shtetet e fundit me shumicë myslimane që dënuan vendimin e talibanëve. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga talibanët që të tërheqin menjëherë vendimin.

 

 

Shtetet e Grupit Shtatë (G7) po ashtu thanë se ndjekja në bazë gjinore përbën krim kundër njerëzimit, duke dënuar fuqishëm vendimin për ndalimin e grave që të shkollohen në universitete.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Femra Shkollat Talebanet

Nga e njëjta kategori

Pa djalin duke u zënë me grushte, 69-vjeçari në Roskovec pëson infarkt dhe humb jetën

më shumë...

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

më shumë...

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

më shumë...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet të ndalen menjëherë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Zjarr në një banesë dy katëshe në...

11:02

Pa djalin duke u zënë me grushte,...

10:38

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet...

10:24

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e...

10:09

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe...

10:05

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të...

9:59

Harrojeni hekurin në kulmin e vapës! Truku...

9:55

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:31

I dënuar me 14 vite burg për...

9:28

Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e...

9:19

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën...

9:05

Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim...

9:00

Zjarri në Drenije mbetet aktiv, zjarrfikësit e...

8:42

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit!...

8:21

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme...

8:18

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

8:03

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e...

7:42

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska...

6:58

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA...

6:41

Situatë e vështirë nga zjarri në Mallakastër,...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publi...
  • Ekstradohet në Shqipëri Sokol Hoxha, i dënuar për vrasje! Mb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.